Balotelli në rrezik të madh, sot është dita vendimtare!

Mario Balotelli rrezikon dënim prej katër ndeshjesh moslojë pas përjashtimit në duelin me Bordeaux.

Sport

05/01/2017 13:43

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli sot do të paraqitet para Komisionit Disiplinor të Ligue 1 në Paris.

Arsyeja ka të bëjë me përjashtimin e tij direkt në duelin ndaj Bordeaux.

Por, mediat franceze raportojnë se sulmuesi italian është në rrezik të madh, përcjell “lajmi.net”.

Balotelli rrezikon dënim prej katër ndeshje moslojë.

Një gjë është e sigurt se ai nuk do të jetë pjesë e ekipit në ballafaqimin me Lorient, të dielën, në Kupën e Francës. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.