Ballkani nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e “Europa Conference League” ndaj Cluj – këto janë çmimet
Ballkani ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e parë të Europa Conference League ndaj Cluj. Kampioni në fuqi i Kosovës ndeshjen e parë do ta luajë me 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport. Ballkani përmes Facebook-ut ka njoftuar fansat për linkun ku mund të blejnë biletat dhe çmimet e tyre.…

Sport
Ballkani ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e parë të Europa Conference League ndaj Cluj.
Kampioni në fuqi i Kosovës ndeshjen e parë do ta luajë me 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ballkani përmes Facebook-ut ka njoftuar fansat për linkun ku mund të blejnë biletat dhe çmimet e tyre.
Çmimet e biletave janë:
Veri dhe Jug 5 euro,
Lindje 10 euro,
Perëndim 15 euro, dhe
VIP 50 euro.
Linku për biletat e gjeni: këtu ./Lajmi.net/