Ballkani – Klasvikar, ky kanal kosovar e transmeton ndeshjen
Ballkani do të ndeshet me Klasvikarin në kuadër të raundit të tretë të kualifikimeve për në fazën e grupeve të Conference League. Ndeshja do të luhet nesër më fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për ata që nuk do të jenë të pranishëm në stadium, kjo përballje do të transmetohet në Radio Televizionin…

Sport
Ballkani do të ndeshet me Klasvikarin në kuadër të raundit të tretë të kualifikimeve për në fazën e grupeve të Conference League.
Ndeshja do të luhet nesër më fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për ata që nuk do të jenë të pranishëm në stadium, kjo përballje do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës.
Ballkani, për të mbërritur deri në këtë fazë, mposhti skuadrën e La Fioritas me rezultat të përgjithshëm 10-0, pasi paraprakisht u eliminua në raundin e parë të kualifikimeve për në Champions League nga Zalgiris.
Në anën tjetër, Klasvikar në raundin e dytë e kaloi skuadrën e Sutjeskas. /Lajmi.net/