Balla: Vendimi i Tahirit, tërësisht personal. Kjo, çështje e tij dhe drejtësisë
Vendimi i Saimir Tahirit për të dorëzuar mandain e deputetit është personal dhe është një çështje që i përket atij dhe drejtësisë. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për mediat.
Lajme
“Vendim tërësisht personal i Saimir Tahirit që e respektojmë tërësisht dhe dua të ripërsëris atë që kemi thënë këtu e 6 muaj më parë, që kjo është një çështje tërësisht mes Saimir Tahirit dhe drejtësisë. As e jona, dhe kurrësesi e kësaj opozite gojështhurur që në çdo mundësi që i jepet gjen argumenta për të ndërtuar baltën e radhës ndaj punës së rëndësishme që ka imazhi i Shqipërisë në rrugën drejt hapjes së negociatave. Gjithçka që ne mundohemi të ndërtojmë ditën këta e shkatërrojnë natën me një punë sabotuese. Këta janë në një betejë për të prishur sa më shumë punë Shqipërisë në vendimmarrjen e rëndësishme të 28 qershorit”, tha Balla.