Balje ironizon me Vakatin: Po i presim t’i falënderojnë komunat serbe për vota

Ish-deputetja nga radhët komunitetit boshnjak dhe liderja e SDU-së Duda Balje ka ironizuar me ish-partinë e saj.

Lajme

21/02/2021 14:58

“Tani ne vetëm po presim që Koalicioni Vakat t’ju falenderoj ….Faleminderit Leposavic, Novo Brdo, Ranilug”, ka shkruar Balje në Facebook.

Balje, e cila pritet ta humbë mandatin e saj si deputete, në bazë të votave të numëruara deri më tani, i është referuar 218 votave në Leposaviq, 256 votave në Novobërdë e 209 votave të fituara në Komunën e Ranillugut.

Në bazë të statistikave të profilit të Komunave OSBE-së për vitin 2018 në Leposaviq evidentohen 350 boshnjakë, në Novo Bërdë pesë, Ranillg banon vetëm një banor boshnjak. Koalicioni Vakat, ashtu si iniciativa qytetare boshnjake UZ-AH që udhëhiqet nga Adrijana Hoxhiq dhe ajo rome “Romani Iniciyativa” e Gazmen Salijeviqit kanë marrë edhe vota në vende ku banojnë pak apo aspak pjesëtarë të komunitetit të tyre.