Bale: Ramos ishte çelësi i tri trofeve të Ligës së Kampionëve radhazi, ndërhyrja e tij ndaj Salah ishte paqëllim

Sulmuesi Gareth Bale, ka folur lidhur me kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Sport

02/03/2021 12:53

Dyshja për shumë vite ishin te “Los Blancos” duke fituar trofe të shumtë, derisa uellsiani verën e kaluar kaloi te Tottenham në formë huazimi, transmeton lajmi.net.

Së fundmi, Bale ka folur lidhur me Ramosin, derisa zbuloi se ndërhyrja e spanjollit ndaj Salah në finalen e Ligës së Kampionëve ishte e paqëllimshme.

“Sergio Ramos ishte çelësi për fitoren e tre trofeve të Ligës së Kampionëve radhazi, sidomos në Kiev dhe Itali. Na sjelli sërish në jetë dhe kontributi i tij në ato finale na dha të gjithë skuadrës besim që do t’ia dalim”.

“Në Kiev, e di që shumë njerëz flasin për largimin e Salah, por ishte tjetër vendim i pabesueshëm sepse Salah ishte në formë të shkëlqyeshme”.

“Sidoqoftë, unë nuk mendoj se vëmendja e tij ishte ta lëndonte ashtu. Me të ti duhet të besosh se jam kampion, nuk ka rëndësi se si, ai të shtyn të besosh”, deklaroi ai.

Real Madrid mbetet skuadra e vetme në histori të Ligës së Kampionëve që fitoi tri herë radhazi./Lajmi.net/