Bale nuk duhet të operohet

Real Madrid ka mohuar frikën rreth gjendjes fizike të përforcimit të ri Gareth Bale duke mohuar njoftimet se mesfushori duhet t’i nënshtrohet një operacioni në diskun e hernisë. Sipas medieve spanjolle, Bale – i cili u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua Realit nga Tottenham për 100 milionë euro në shtator…

Sport

12/10/2013 14:34

Real Madrid ka mohuar frikën rreth gjendjes fizike të përforcimit të ri Gareth Bale duke mohuar njoftimet se mesfushori duhet t’i nënshtrohet një operacioni në diskun e hernisë.

Sipas medieve spanjolle, Bale – i cili u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua Realit nga Tottenham për 100 milionë euro në shtator – mund të mungojë për një kohë të gjatë pas një dëmtimi në shpinë.

Mirëpo, klubi ka sqaruar se Bale vuan vetëm nga një “problem i vogël në disk”.

Ylli uellsian ka vuajtur nga një problem në kofshë që i ka pamundësuar të bëjë më tepër se një paraqitje si titullar për Realin, në barazimin 2-2 me Villarrealin më 14 shtator.