Bale i hapur që të huazohet te Man Utd
Gareth Bale mund të largohet këtë edicion nga Real Madrid.
Sport
Ylli uellsian, Gareth Bale, vazhdon të mos ketë situatën më të mirë të mundshme në ambientet e ‘Santiago Bernabeu’.
Lojtari ka zgjuar interesimin e Manchester United dhe këta të fundit janë gati të bëjnë lëvizje për të.
Sipas ‘Times’, Bale është i hapur për t’iu bashkuar skuadrës nga ‘Old Trafford’, transmeton lajmi.net.
Anësori madje është i gatshëm të luajë me Manchester United edhe si i huazuar.
Krejt çka duhet të arrihet si marrëveshje është paga e lojtarit. Mbetet të shihet nëse Bale do të rikthehet në Premierligë. /Lajmi.net/