Bale është i lënduar

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se Gareth Bale vuan nga një lëndim dhe mund të mungojë në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos të mërkurën.

Sport

07/04/2015 12:46

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka njoftuar se Gareth Bale vuan nga një lëndim dhe mund të mungojë në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos të mërkurën.

Ylli uellsian është kritikuar shumë së fundmi për shkak të formës së dobët, por ai vazhdon të jetë titullar në formacionin e Ancelottit.

Megjithatë, tani ka një problem.

“Bale ka telashe, vuan nga një lëndim dhe ende duhet të vlerësojmë gjendjen e tij para duelit me Rayon”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp.