Bale dhe Isco afër rikthimit te Real Madrid

Real Madrid është duke bërë progres, ku dy yjet e skuadrës pritet të rikthehen në nëntor.

Sport

25/10/2021 16:23

“Los Blancos” janë në top formë pasi fituan “El Clasicon” ndaj Barcelonës dje në “Camp Nou”, transmeton lajmi.net.

Golat nga David Alaba dhe Lucas Vazquez ndikuan që skuadra e Ancelottit të marrë pikët e plota dhe qëndrojnë në pozitën e dytë prapa Real Sociedadit.

Por, ka edhe lajme të mira, pasi siç raporton Marca, Bale dhe Isco pritet të rikthehen.

Bale në fakt ka munguar që disa javë, derisa Isco pësoi lëndim të papritur në stërvitje.

Asnjëri nuk është duke u stërvitur me bashkëlojtarët, ngase klubi nuk dëshiron të shpejtojë shërimin, që të ndikojë të gjendja e tyre.

Sulmuesi Karim Benzema nuk u stërvit me bashkëlojtarët, andaj në ndeshjen e radhës ndaj Osasunas mund t’i jepet mundësia ‘dështakut serb’ Luka Jovic./Lajmi.net/