Bajrami: Pse Kurti po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve? Kujt i shërben një Kosovë pa Kuvend funksional dhe pa institucione legjitime

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shkruar në lidhje me situatën politike në vend. Ajo ka pyetur se pse janë mbajtur tri herë zgjedhje për të shkuar përsëri në zgjedhje, shkruan lajmi.net. “Nga “s’bën qerrja para kalit”, deri te “nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje politike, sepse nëse e bëjmë vendi shkon në zgjedhje” –…

Lajme

19/08/2026 11:40

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shkruar në lidhje me situatën politike në vend.

Ajo ka pyetur se pse janë mbajtur tri herë zgjedhje për të shkuar përsëri në zgjedhje, shkruan lajmi.net.

“Nga “s’bën qerrja para kalit”, deri te “nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje politike, sepse nëse e bëjmë vendi shkon në zgjedhje” – janë arsyetimet me banale të cilat nga dhjetori i vitit 2024 po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime. E derisa kjo sagë vazhdon dhe tolerohet, nuk ka pothuajse asnjë sferë të jetës në Kosovë që nuk ka degraduar,  asnjë të vetme”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka kujtuar deklaratën e VV-së se nuk e konstituojnë Kuvendin pa marrëveshje për Presidentin, sepse sipas tyre nëse nuk ka marrëveshje vendi shkon në zgjedhje.

Bajrami ka thënë se edhe nëse nuk e konstituojnë Kuvendin, vendi prapë shkon në zgjedhje.

“Atëherë, çfarë po përpiqeni të shmangni? Prandaj, sot secili qytetar i Kosovës ka të drejtë të pyesë: Çka po don Albin Kurti? Pse po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve? Kujt i shërben një Kosovë pa Kuvend funksional dhe pa institucione legjitime? Që tri herë po shkojmë në zgjedhje, për të përfunduar përsëri në zgjedhje. Pse?”, ka shtuar Bajrami. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: