KEK-u hap tender 190 mijë euro për renovimin e reaktorëve të bllokut A5 në “Kosova A”

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka publikuar një tender me vlerë të parashikuar prej 190 mijë eurosh për realizimin e punëve të renovimit të reaktorëve të bllokut A5 në Termocentralin “Kosova A”. Sipas të dhënave të publikuara në platformën e-prokurimit, kontrata titullohet “Renovimi i reaktorëve R1 dhe R2, të bllokut A5, në termocentralin KOSOVA…

Lajme

19/08/2026 11:12

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka publikuar një tender me vlerë të parashikuar prej 190 mijë eurosh për realizimin e punëve të renovimit të reaktorëve të bllokut A5 në Termocentralin “Kosova A”.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën e-prokurimit, kontrata titullohet “Renovimi i reaktorëve R1 dhe R2, të bllokut A5, në termocentralin KOSOVA A”.

Procedura është publikuar më 19 gusht 2026, ndërsa operatorët ekonomikë kanë afat për dorëzimin e ofertave deri më 8 shtator 2026, në orën 13:00.

Tenderi lidhet me ndërhyrjet në reaktorët R1 dhe R2 të bllokut A5, një nga njësitë e Termocentralit “Kosova A”, ndërsa përmes procedurës së hapur KEK synon të përzgjedhë operatorin ekonomik që do t’i kryejë këto punime.

Operatorët ekonomikë të interesuar kanë rreth tri javë kohë për përgatitjen dhe dorëzimin e ofertave, deri në afatin e përcaktuar nga KEK-u. /Lajmi.net/