Bajrami-Prokurorisë: Merruni me ish-kabinetin, iu duket ligjore të marrin paga si ministra dhe joligjore të paguajnë punëtorët e RTK-së

Deputetja nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje prokurorisë që të merret me ish-kabinetin Kurti, i cili sipas saj i ka lënë pa paga punëtorët e RTK-së . Bajrami ka thënë se ish- kabinetit po i duket ligjore të marrin paga si ministra dhe joligjore të paguajnë punëtorët e RTK-së. “Punëtorët e…

Lajme

15/08/2025 14:10

Deputetja nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje prokurorisë që të merret me ish-kabinetin Kurti, i cili sipas saj i ka lënë pa paga punëtorët e RTK-së . Bajrami ka thënë se ish- kabinetit po i duket ligjore të marrin paga si ministra dhe joligjore të paguajnë punëtorët e RTK-së.

“Punëtorët e RTK-së duhet të paguhen, askush s’ka të drejtë të luaj me fatin 700 familjëve.Nëntoka e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila për gati 5 vjet në pushtet, me kontroll absolut në pothuaj të gjitha institucionet, nuk ka gjetur asnjë shkelje, as për Avdullah Hotin, as për mua, sot po i bën thirrje Prokurorisë Speciale të merret me ne se kinse paskemi bërë shkelje në vitin 2021 kur nuk i kemi lënë 700 punëtorë të RTK-së pa paga. Jo, nuk ka qenë shkelje ligjore. Vendimi i vitit 2021, ka qenë zgjidhje pragmatike brenda ligjit, sepse ne nuk kemi pasë fytyrë si ju me marrë paga për vete dhe me i dënu 700 punëtorë të Radio Televizionit Publik”, ka thënë Bajrami.

Postimi i plotë i Bajramit:

Nëntoka e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila për gati 5 vjet në pushtet, me kontroll absolut në pothuaj të gjitha institucionet, nuk ka gjetur asnjë shkelje, as për Avdullah Hotin, as për mua, sot po i bën thirrje Prokurorisë Speciale të merret me ne se kinse paskemi bërë shkelje në vitin 2021 kur nuk i kemi lënë 700 punëtorë të RTK-së pa paga.Jo, nuk ka qenë shkelje ligjore. Vendimi i vitit 2021, ka qenë zgjidhje pragmatike brenda ligjit, sepse ne nuk kemi pasë fytyrë si ju me marrë paga për vete dhe me i dënu 700 punëtorë të Radio Televizionit Publik.

Për më tepër në pikën 4 të vendimit Nr. 05/60, datë 27.01.2021, për ndarjen e buxhetit për RTK-në thuhet ”𝐍𝐞̈ 𝐫𝐚𝐬𝐭 𝐬𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐚𝐭𝐞𝐬 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐢 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢, 𝐩𝐚𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐲𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐧𝐞𝐧𝐢𝐧 𝟏𝟐, 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢 𝟏𝟎 𝐢 𝐋𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭 𝐍𝐫. 𝟎𝟕/𝟏-𝟎𝟒𝟏 𝐦𝐛𝐢 𝐍𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐭 𝐁𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐁𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟏, 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐬𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐧𝐳𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐢𝐥𝐥𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐮𝐬𝐡𝐦𝐞, 𝐨𝐛𝐥𝐢𝐠𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐓𝐡𝐞𝐬𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐣 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐞𝐬𝐞̈, 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐚𝐭𝐞𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐞𝐧𝐳𝐨𝐣𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐭𝐫𝐞𝐦𝐮𝐣𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐯𝐢𝐣𝐮𝐞𝐬, 𝐦𝐞 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐚 𝐞 𝐚𝐩𝐫𝐨𝐯𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞𝐩𝐧𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐚 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝐟𝐢𝐬𝐤𝐚𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟏 𝐧𝐠𝐚 𝐑𝐓𝐊”.Armend Muja nga radhet e LVV-së ka qënë kryetar i Komisionit dhe asnjëherë nuk ka evidentuar asnjë shkelje – kjo është e vërteta.

Për dallim nga nëntoka e LVV-së, ne kemi evidentuar shumë shkelje dhe mbi dhjetë herë ju kemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe pothuaj në të gjitha këto raste ka dalë që kemi pasur të drejtë, se fundi kemi evidentuar shkelje dhe kemi dorëzuar 17 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale. Andaj, i bëj thirrje Prokurorisë të merret me ish-Kabinetin, të cilëve ju duket ligjore të marrin paga si ministra dhe joligjore të paguajnë punëtorët e RTK-së.Punëtorët e RTK-së duhet të paguhen, askush s’ka të drejtë të luaj me fatin 700 familjëve.