Bajrami: Prioritet kryesor në Qeverinë Hoti do të jetë rimëkëmbja e ekonomisë

Ministrija e Financave, tashmë në Qeverinë Hoti Hikmete Bajrami, falenderoi gjithë stafin e saj sa ishte Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit për rreth 4 muaj.

Lajme

03/06/2020 22:25

Ajo foli për avancimin e arsimit ishte i duhuri dhe do të vazhdojë të mbetet prioritet i secilës qeveri.

Bajrami tha se ndër qështjet kryesore tash në Qeverinë Hoti do të jetë rimëkëmbja e ekonomisë.

Njoftimi i plotë:

Duke falenderuar stafin e ministrisë, zv.ministrat, këshilltarët dhe secilin që ka kontribuar në rezulatet që së bashku i kemi arritur në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit gjatë kësaj periudhe 4 mujore, më lejoni të ju njoftoj që shërbimin tim tani e tutje do ta vazhdoj në Qeverinë Hoti si Ministre e Financave. Avancimi i arsimit ishte e duhet të vazhdoj të mbetet prioritet i secilës qeveri. Për mua ishte nderë, privilegj e përgjegjësi shumë e madhe që të jem në krye të fushës së arsimit në kohën kur – për shkak te pandemisë COVID-19 – me sukses arritëm që mësimin ta vazhdojmë nga distanca dhe shkollën ta sjellim në secilën shtëpi.

Në këtë kohë, rimëkëmbja e shpejtë dhe pa pasoja të mëdha e ekonomisë tonë është pashmangshëm një nga prioritetet kyçe të Qeverisë Hoti dhe e dikasterit që unë do të drejtoj. Prandaj, mua dhe ekipin tim na pret një agazhim edhe më i madh, por si edhe herave të kaluara, me përkushtim të sinqertë, konsultim të hapur me akterë relevant dhe në bashkëpunim të ngushtë me stafin e Ministrisë së Financave do të arrijmë që të ruajmë qëndrueshmërinë makro-financiare të ekonomisë së Republikës tonë. /Lajmi.net/