Bajrami: Prej 1 shtatorit ndihen efektet e reformës fiskale
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka treguar se efektet e reformës fiskale do të ndihen prej një shtatorit kur hyn në fuqi pakoja fiskale.

Lajme
Bajrami ka thënë se gjatë muajit gusht do të intervistohen anëtarët e propozuar për bordet derisa ka paralajmëruar se pas nënshkrimit të Ligjit për faljen e borxheve do të nis procedura për faljen e borxheve.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se s’ka qenë e gjithë Qeveria e Kosovës e angazhuar vetëm me çështjen e Gjykatës Speciale dhe “Rastin Jabllanovic” “Ne e kemi gati Strategjinë për Zhvillim Kombëtar”, ka thënë ajo.
Bajrami ka thënë se gjatë muajit gusht do të bëhet intervistimi i kandidatëve për anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike. Ministrja ka treguar se krahasuar me tre vitet e fundit ka trende pozitive sa i përket investimeve të huaja direkte.
“Ne kemi riaktivizuar Këshillin Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik. Po merremi me adresimin e barrierave të biznesit”, ka thënë Bajrami.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se Qeveria po merr masa për lehtësimin e të bërit biznes në mënyrë që të hapen vendet e reja pune.
“157.8 milionë që janë investuar në Kosovë është krijuar një numër i vendeve i punës. Efektet do të shihen për çdo ditë”, ka thënë ajo.
“Efekti i reformave fiskale do të ndihet pas një shtatorit”, ka paralajmëruar ajo, për InfoMagazinë të Klan Kosovës.