Bajrami: LDK do të rikthehet më e fuqishme se kurrë – Përkushtimi dhe puna do të na kthejnë në krye!

Hykmete Bajrami, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shprehur reflektime pas zgjedhjeve të fundit, duke theksuar sfidat që ka kaluar vendi dhe partia. Në një postim në Facebook, Bajrami ka shprehur kritika ndaj qeverisjes aktuale, duke theksuar se “të fitosh zgjedhjet pa asnjë sukses për pesë vjet qeverisje” është një arritje…

Lajme

29/12/2025 17:27

Hykmete Bajrami, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shprehur reflektime pas zgjedhjeve të fundit, duke theksuar sfidat që ka kaluar vendi dhe partia.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka shprehur kritika ndaj qeverisjes aktuale, duke theksuar se “të fitosh zgjedhjet pa asnjë sukses për pesë vjet qeverisje” është një arritje e papranueshme. Ajo ka përmendur disa nga problemet që e kanë karakterizuar këtë periudhë, përfshirë “korrupsionin e madh”, “shkeljet serike të Kushtetutës”, “inflacionin dyshifror”, si dhe “mafinë energjetike”.

Bajrami ka falënderuar votuesit për besimin dhe përkushtimin ndaj LDK-së dhe ka kërkuar falje për dëshpërimin e shprehur nga ndodhitë e fundit.

“Na falni për dëshpërimin. Jemi mirënjohës për besimin dhe përkushtimin tuaj, sepse jeni ju që e mbani Lidhjen Demokratike të Kosovës gjallë e të fortë,” ka shkruar Bajrami, duke shtuar se ambicia e saj gjatë karrierës politike ka qenë gjithmonë “të jem në shërbim të qytetarëve, në rritjen e LDK-së dhe në interes të shtetit”.

Në fund, Bajrami ka theksuar besimin se LDK do të rikthehet e para, duke u angazhuar për një program të ri të bazuar në punë, besim dhe ekip të fortë. /Lajmi.net/