Bajrami, Krasniqit: Për t’i ndërtu këto shtëpi keni dhënë kontrata pa i publikuar, duhet të jepni përgjegjësi për korrupsion

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi ministri Krasniqi është munduar të sqaroj çështjen e Grantit të Performancës Komunale. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ligjin për grantin e përformances e ka hartuar Qeveria Kurti, por sipas saj LDK e ka fillu procesin dhe ka përfunduar koncept dokumenti.…

Lajme

24/04/2024 18:23

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi ministri Krasniqi është munduar të sqaroj çështjen e Grantit të Performancës Komunale.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ligjin për grantin e përformances e ka hartuar Qeveria Kurti, por sipas saj LDK e ka fillu procesin dhe ka përfunduar koncept dokumenti.

“Shtepitë janë subvension për përfituesit fundor, por ju ministër këto shtepi nuk i keni mbjellë në ara që mandej të mbijnë si lule. Pra para se me i dorëzu si subvencion është dashtë t’i ndërtoni apo jo? Për t’i ndërtu këto shtepi ju keni dhënë kontratë të negociume pa publikim të njoftimit për kontratë. Ke negociu me një kompani që e njehë derisa në Kosovë ka mijëra të tilla që merrën me ndërtim të shtepive. Kësaj i thonë korrupcion dhe duhesh me dhanë përgjegjësi, dmth. keni përfitu në emër të ndihmës për grupet e margjinalizuara”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo ka thënë se përkrahja për komuna është formulë, dhe se në emër të inflacionit i kanë grabitë qytetarët dhe bizneset e një pjesë ka shkuar sipas formulës në komuna.

Postimi i plotë: