Bajraktari: Gjykata aprovon kërkesën e pjesëtarëve të FSK-së për diferencën në pagë

Avokati Ardian Bajraktari ka njoftuar se një pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë fituar të drejtën në gjykatë lidhur me kompensimin e diferencës në pagën bazë. Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se gjatë kësaj jave ka pranuar vendimin e gjykatës, me të cilin është aprovuar në tërësi kërkesëpadia e…

Lajme

16/05/2026 12:04

Avokati Ardian Bajraktari ka njoftuar se një pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë fituar të drejtën në gjykatë lidhur me kompensimin e diferencës në pagën bazë.

Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se gjatë kësaj jave ka pranuar vendimin e gjykatës, me të cilin është aprovuar në tërësi kërkesëpadia e paditësit për shumën e papaguar të pagës, raporton lajmi.ne

Sipas Bajraktarit, pjesëtarët e FSK-së po arrijnë t’i realizojnë të drejtat që u garantohen me legjislacionin në fuqi, ndërsa theksoi se gjykatat po luajnë rol të rëndësishëm në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të garantuara./Lajmi.net/