Bajraktaraj shpallet kampion i Evropës në bodybuilding dhe fitness, Krasniqi nënkampion

Kushtrim Bajraktaraj është shpallur kampion i Evropës në kategorinë -85 kg të Kampionatit Evropian në bodybuilding dhe fitness, që u mbajt në Santa Sussana të Spanjës. Sukses të madh arriti edhe Betim Krasniqi, që u shpall nënkampion, në kategorinë -75 kg, njofton KOK-u, përcjell lajmi.net. Flamur Rexhaj, doli i katërti në -100 kg, ndërsa Granit…

Sport

08/05/2023 18:46

Kushtrim Bajraktaraj është shpallur kampion i Evropës në kategorinë -85 kg të Kampionatit Evropian në bodybuilding dhe fitness, që u mbajt në Santa Sussana të Spanjës.

Sukses të madh arriti edhe Betim Krasniqi, që u shpall nënkampion, në kategorinë -75 kg, njofton KOK-u, përcjell lajmi.net.

Flamur Rexhaj, doli i katërti në -100 kg, ndërsa Granit Kuleta i gjashti në -95 kg.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar suksesin e garuesve kosovarë të bodybuildingut dhe Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës./Lajmi.net/