Bahtiri paralajmëroi një lajm të mirë për sot, për çka e pati fjalën?

Një ditë më parë, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri duke i iu referuar hapjes së urës mbi lumin Ibër, tha se ka një lajm të mirë për të gjithë.

Lajme

15/06/2016 10:19

Ura kryesore e lumit Ibër e cila ndan Mitrovicën në dy pjesë, atë të veriut dhe jugut dhe e cila u mbyll nga serbët në vitin 2011, sipas marrëveshjes së Brukselit do të duhej që sot të lëshohej në qarkullim.

Mirëpo, sot ende asgjë nuk ka ndodhur, aty ende as punimet nuk kanë filluar, të parapara për rivitalizimin e saj.

Megjithëkëtë, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në një prononcim për lajmi.net, duke iu referuar hapjes së urës mbi lumin Ibër të paralajmëruar për sot, tha se ka një lajm të mirë për të gjithë.

“Jemi ngushtë bisedave, do të jetë një lajm i mirë për të gjithë”, ka qenë përgjigja e Bahtirit në pyetjen se a do të hapet ura nesër.

Ura ishte mbyllur me zhavorr dhe beton në vitin 2011, për t’u hapur vetëm disa orë në vitin 2014 para se serbët ta bënin atë të ashtuquajtur “Park të Paqes”.

Që nga viti 1999 në urën e famshme të Mitrovicës janë regjistruar mbi 1 mijë incidente, ku shumica janë provokuar nga ekstremistë serbë të “Rojave të urës”, e më vonë edhe nga formacioni tjetër, “Civilna Zastita”. /Lajmi.net