Bahtiri: Nuk i kemi vënë kushte PAN-it, se bllokojmë formimin e institucioneve për poste
Aleanca Kosova e Re insiston për një marrëveshje mes partive politike për të dal në kriza që ka hyrë vendi me mos formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Lajme
Zyrtarë të kësaj partie shprehen se ata nuk janë të interesuar të bllokojë formimin e institucioneve.
Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri në një deklaratë për lajmi.net ka mohuar raportimet se kjo parti ka vënë kushte PAN-it për ta mbështetur , duke i kërkuar katër poste ministrore dhe postin e zëvendëskryeministrit.
Ai ka mohuar se kanë vënë kushte të tilla, ndërsa ka thënë se ata janë që të gjendet një zgjidhje mes partive politike.
“AKR nuk është e interesuar të bllokojë institucionet e Republikës të Kosovës për poste politike”.
Ne nuk e kemi atë problem. Partitë politike duhet të ulën dhe të bëjnë zgjidhje dhe ne do të jemi iniciator, por në asnjë formë nuk e ka egon e çështjeve të marrjes së pushtetit. Nuk është e aspak e vërtet ajo çfarë është raportuar”, ka thënë Bahtiri për lajmi.net.
Sipas tij, propozimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli që kush siguron 61 vota të formojë institucionet është një gjë e cila mund të diskutohet dhe të zhbllokojë situatën.
“Veseli edha një mendim të mirë, se ai që i ka 61 vota të formojë qeverinë. Mendoj që tash mbetet të kryetarët e partive që të ulën dhe t’i bëjnë 61 vota kjo është sinjal pozitiv”.
“AKR do të shikojë rrjedhën e bisedave për këtë. Jemi për tu zhbllokuar kjo situatë dhe të shikohet interesi i qytetarëve dhe i vendit”, ka thënë Bahtiri për lajmi.net.
As në seancën e sotme nuk është arritur që të zgjidhet kryetari i Kuvendit, kjo pasi koalicioni PAN i cili ka të drejtën për ta propzuar kandidatin për kryetar të Kuvendit nuk e ka bërë. Ata janë shprehur se nuk i kanë 61 vota dhe se kanë kërkuar së paku edhe 10 ditë kohë./Lajmi.net/