Bad News Eagles bien në “Inferno” – humbin ndeshjen e dytë në Australi
Bad News Eagles ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të turneut “ESL Challangers” për CS:GO që po mbahet në Australi. Ekipi shqiptar nga Kosova pësoi disfatë 11:16 nga ekipi Movistar Riders në mapën Inferno, shkruan lajmi.net. Në pjesën e parë ekipi kundërshtar i BNE kishin epërsi 11-4, ndërsa në pjesën e dytë BNE-ja u…
Sport
Bad News Eagles ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të turneut “ESL Challangers” për CS:GO që po mbahet në Australi.
Ekipi shqiptar nga Kosova pësoi disfatë 11:16 nga ekipi Movistar Riders në mapën Inferno, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e parë ekipi kundërshtar i BNE kishin epërsi 11-4, ndërsa në pjesën e dytë BNE-ja u rikthye duke barazuar rezultatin, por në fund triumfuan ekipi i Movistar Riders.
Paraprakisht, Bad News Eagles e fitoi takimin eparë 16:10 ndaj ekipit nikoqir, Vertex në hartën “Vertigo”./Lajmi.net/