Babai që dyshohet se vrau djalin e tij ende në arrati, detajet e fundit nga Policia e Kosovës

Një vrasje e rëndë ndodhi mbrëmë në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit. Babai privoi nga jeta djalin e tij 29 vjeçar. Derisa motivet e rastit janë ende të paditura, veçse është publikuar identiteti i të dyve. Bëhet fjalë për të dyshuarin Remzi Arifi, kurse viktma është Bajram Arifi. I dyshuari në këtë rast vazhdon…

Lajme

12/10/2026 08:34

Një vrasje e rëndë ndodhi mbrëmë në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit.

Babai privoi nga jeta djalin e tij 29 vjeçar.

Derisa motivet e rastit janë ende të paditura, veçse është publikuar identiteti i të dyve.

Bëhet fjalë për të dyshuarin Remzi Arifi, kurse viktma është Bajram Arifi.

I dyshuari në këtë rast vazhdon të jetë në arrati që nga momenti i ngjarjes së rëndë.

Togeri policor, Ismet Hashani në një deklarim për lajmi.net deklaroi se shumë gjëra nga ky rast mbeten ende të padefinuara për shkak se i dyshuari është ende i pandaluar nga Policia.

Po ashtu ai tha se përpos që dihet se i dyshuari është babai i viktimës, ende s’janë të ditura detajet e tjera.

“Policia është në kërkim të të dyshuarit dhe deri në momentin e kapjes nuk mund të thuhen gjëra të tjera”.

“Ne kemi hulumtuar, dhe nga gjetjet që kemi pa aty, nuk kemi parë asnjë rast që personi i dyshimtë, ka pasur të lajmëruar apo ndaj tij ka pasur ndonjë ankesë për dhunë në familje. Megjithatë hetimet do të tregojnë të vërtetën për këtë rast të rëndë”, tha ai.

Gjilani këto ditë është tronditur nga dy vrasje të rënda, ku janë tri viktimat. Njëri rast ishte në Livoç të Ulët dhe tjetri mbrëmë në Pogragjë./Lajmi.net/