Justina Shiroka Pula ishte “kampione” për mospunë në Kuvend, u printe deputetëve pasiv të asaj legjislature

Pas gati dy viteve pa zgjidhje mbi çështjen e presidentit dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, më në fund Kosova u bë me presidente të re. Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 81 vota për zgjodhën presidenten e re, Justina Shiroka-Pula. Propozimi që bëri kryeministri Albin Kurti, mori përkrahjen e PDK-së të cilët nxorën si…

Lajme

12/10/2026 09:15

Pas gati dy viteve pa zgjidhje mbi çështjen e presidentit dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, më në fund Kosova u bë me presidente të re.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 81 vota për zgjodhën presidenten e re, Justina Shiroka-Pula.

Propozimi që bëri kryeministri Albin Kurti, mori përkrahjen e PDK-së të cilët nxorën si kundërkandidate deputeten Eliza Hoxha.

Pikërisht Shiroka-Pula ishte pjesë PDK-së për shumë vite.

Përpos që ishte bashkëpunëtore e kësaj partie, ajo ishte edhe deputete e PDK-së, e ministre e Qeverisë Thaçi I.

Shiroka-Pula ishte pjesë e legjislativit të Kuvendit të Kosovës nga shkurti i vitit 2011 deri në maj të vitit 2014.

Por e veçanta e punës së saj si deputete është se e njëjta kishte shumë mungesa në Kuvend.

Në fakt Shiroka-Pula mbante epitetin si deputete që në të shumtën e rasteve nuk shfaqej fare në seanca.

Më saktësisht sipas disa të dhënave të KDI-së asokohe dilte se e njëjta ishte deputetja më pasive e Parlamentit.

Më saktësisht ajo i printe listës së deputetëve të përcjellë më pas nga Ramiz Kelmendi, Sreten Ivanovic, Vesmir Savic dhe Florin Krasniqi.

Kësisoj presidentja e re e vendit që dikur njihej për mospunë në Kuvend të Kosovës, urohet që në Presidencë të jetë më e angazhuar.

Po ashtu presidentja Shiroka-Pula përpos aranzhimeve të tjera që pati, midis viteve 2008 dhe 2011 ajo shërbeu si Ministre e Energjisë dhe Minierave./Lajmi.net/