Babai i Mbappe i nervozuar me thashethemet për Real Madrid: ‘Është e turpshme’

Babai i talentit më të madh në futboll, Kylian Mbappe, është nervozuar me zërat që lidhin djalin e tij me një kalim tek Real Madrid.

Sport

14/04/2019 14:15

20 vjeçari është tash e disa kohë pika kryesore e thashethemeve që thonë se e ardhmja e lojtarit do të jetë larg Francës.

Por, këtyre zërave u ka reaguar babai i Mbappe, i cili ka thënë se spekulimet konstante janë të turpshme.

“Më parë lexoja dhe shikoja gjithçka, por tani nuk e bëjë. Është si torta me çokollatë, nëse e tepron, të bën keq për stomakun. Ndonjëherë ka informacione të rreme” ka thënë babai i Mbappe, transmeton lajmi.net.

“Në rregull, Kylian është person publik, por nuk e kuptoj pse njerëzit thonë çdo ditë gjëra për të. Është e turpshme” ka thënë tutje ai.

Skuadra e Real Madrid pritet t’i bëjë një ofertë të majme skuadrës së Paris Saint Germain për të siguruar kartonin e të riut francez. /Lajmi.net/