Babai i Beyonces befason me deklaratën për të bijën

Babai i këngëtares së njohur ka habitur të gjithë kur foli për suksesin e të bijës.

ShowBiz

20/06/2019 22:14

Mathew Knowles është pyetur nëse ngjyra e lëkurës do të ndikonte në suksesin e Beyonces, transmeton lajmi.net.

Kur e pyetën nëse do e ndikonte suksesin e saj po të kishte lëkurë më të errët ai është shprehur |Mendoj se do ta kishte afektuar shumë suksesin e saj”.

Në një intervistë të dhënë gjatë kësaj jave, Mathew tha se lëkura e lehtë mund të nxisë karrierën në muzikë, duke përfshirë edhe vajzën e tij.

Sipas “DailyMail”, ai përmendi edhe fotografitë e Whitnwy Huston, për të cilën tha se nëse shikojnë fotografitë e saj, do të vërehet se bënë që lëkura e saj të dukej më e bardhë.

Ai në intervistën e dhënë për “Clay Cane Show”, foli se si ngjyra e lëkurës ka rol në industrinë e muzikës dhe argëtimit.

“Në industrinë e muzikës, ka ende ndarje, siç e dini,” thotë Knowles Cane gjatë intervistës.

Kur Cane e pyeti Knowles se si ngjyra e lëkurës preku karrierën e Beyonce, 67-vjeçari ishte i sinqertë.

“Unë mendoj se ajo do të kishte ndikuar suksesin e saj,” tha Knowles. /Lajmi.net/