Babai i Almir Dacit: Shkoi të luftonte për xhihad se e pushuan nga puna

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë nisi këtë të mërkurë gjykimin për një tjetër të akuzuar për akte terroriste Almir Daci, i cili aktualisht është duke luftuar në Siri.

Lajme

27/01/2016 19:06

Por seanca e parë nuk zgjati vetëm disa minuta pasi i pandehuri nuk u paraqit dhe gjykata vendosi ta shpallë mungesën e tij.

Ndërkohë babai i tij u shpreh jashtë gjykatës se Almiri shkoi të luftojë për xhihad pasi u pushua nga puna.

Babai i të dyshuarit si terrorist, theksoi se ka folur me djalin e tij para Vitit të Ri, ndërsa nga ana tjetër, dënoi veprimet ekstremiste të Almirit të bëra në Siri.

Për Gjykatën e Krimeve të Rënda, Almir Daci, konsiderohet si një nga drejtuesit më të pushtetshëm të celulave të luftëtarëve xhihadistë në Siri. procesi u shty për në datën 11 shkurt, pasi nuk u paraqitën dëshmitarët e thirrur nga trupi gjykues.