Babai i Alissonit gjendet i vdekur pasi u mbyt në liqen

Jose Becker shkoi të notonte në një liqen afër shtëpisë së tij në jug të Brazilit, por u raportua i zhdukur para se trupi i tij të gjendej nga autoritetet lokale.

Sport

25/02/2021 08:50

ESPN ka raportuar se nuk duket të ketë ndonjë dyshim mbi vdekjen e tij dhe çështja po trajtohet normalisht, transmeton lajmi.net.

Akoma nuk dihet nëse Alisson do të udhëtojë për në Brazil që të ndjek funeralin e babait të tij apo jo.

Liverpool ndeshjen e ardhshme do ta luajë më 28 shkurt ndaj Sheffield United në kuadër të Premierligës./Lajmi.net/