Babai abuzoi seksualisht vajzën e tij, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktima ishte e mitur
Një rast tejet i rëndë ka ndodhur në Ferizaj. Babai ka abuzuar seksualisht vajzën e tij, e cila në kohën kur ka ndodhur rasti ka qenë e mitur. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Prokuria Themelore në Ferizaj, të cilët nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin, për shkak të ndjeshmërisë së…
Lajme
Një rast tejet i rëndë ka ndodhur në Ferizaj.
Babai ka abuzuar seksualisht vajzën e tij, e cila në kohën kur ka ndodhur rasti ka qenë e mitur.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Prokuria Themelore në Ferizaj, të cilët nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
“Referuar kërkesës tuaj, duke qenë se kemi të bëjmë me rast të ndjeshëm, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka vlerësuar se nuk mund t’ju ofroj qasje në informacionet që ju pretendoni, për faktin se në kohën kur dyshohet se është kryer vepra penale viktima ka qenë e mitur, dhe në anën tjetër duke u bazuar në Kodin Nr.06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur, procedurat ndaj kësaj kategorie janë konfidenciale për publikun”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Siç është raportuar në media, një vajzë ka raportuar në Polici se babai i tij ka abuzuar seksualisht me të.
Raportimi në Polici, sipas mediave ka ardhur pasi vajza ka njoftuar nënën e saj se është njoftuar me një djal, e që sipas viktimës, babai kishte reaguar ashpër dhe kishte shfaqur shenja xheloize.
Lajmi.net ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Lajmi.net/