Azpilicueta nuk do t’i bashkohet Barçes – vendos që ta rinovojë kontratën
Cezar Azpilicueta ka vendosur ta refuzojë ofertën e Barcelonës. Spanjolli nuk dëshiron të largohet nga Chelsea dhe së shpejti pritet ta nënshkruajë kontratën e re. Të paktën kështu raporton Fabrizio Romano, sipas të cilit marrëveshja në mes të lojtarit dhe klubit tashmë është arritur. Mbrojtësi anësor do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare që do ta…

Sport
Cezar Azpilicueta ka vendosur ta refuzojë ofertën e Barcelonës.
Spanjolli nuk dëshiron të largohet nga Chelsea dhe së shpejti pritet ta nënshkruajë kontratën e re.
Të paktën kështu raporton Fabrizio Romano, sipas të cilit marrëveshja në mes të lojtarit dhe klubit tashmë është arritur.
Mbrojtësi anësor do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare që do ta mbajë atë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2024. /Lajmi.net/