Azpilicueta ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Mbrojtësi i Chelsea, Cesar Azpilicueta ka arritur marrëveshje me Barcelonën.

Sport

19/03/2022 19:22

Sipas ‘Goal.com’ Azpilicueta ka arritur marrëveshje me Barcelonën.

Kapitenit të Chelsea i skadon kontrata në verë dhe mund të mos vazhdojë edhe më tej te ‘Londinezët’, pasi nuk mund të negociojë me ekipin pas sanksionimit të Abramovich.

Sipas raportimeve thuhet se ai ka arritur marrëveshje me ‘Blaugrana’, por pritet të bëhet zyrtare në fund të sezonit.

Gjatë 10 viteve sa ishte pjesë te Chelsea, në 463 ndeshje ai ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 56 asistime./Lajmi.net/