Aziz Salihu vuan nga disa sëmundje

Aziz Salihu po qëndron në spital tash e disa javë, për shkak të problemeve shëndetësore.

Sport

27/06/2016 17:05

Legjenda e boksit, Aziz Salihu po vuan nga disa sëmundje dhe ende po vazhdon të jetë i shtrirë në spital.

Kjo është konfirmuar nga vajza e tij, Lidija Mirosaljeviq, e cila jeton në Jagodinë të Serbisë dhe e cila e viziton kohë pas kohe babain.

“Babai im është i shtruar në spitalin e Prishtinës dhe ka probleme me sheqer, pankreas, brunhit dhe i ka dalë ujë në mushkëri. Ai po qëndron në spital qe më shumë se 10 ditë. Në fillim kishte gjendje vërtetë të keqe. Për fat të mirë, tash është stabilizuar”, ka thënë e bija e Azizit për të përditshmen serbe Blic, transmeton Gazeta Express.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.