Azhurnimi më i ri i WhatsApp është pikërisht ajo që keni kërkuar prej shumë kohësh

Azhurnimi më i ri i WhatsApp iu lejon të keni sfonde të ndryshme me çdo person.

Auto & Tek

02/12/2020 16:28

Sfondet në bisedat e WhatsApp tanimë janë azhurnimi më i përfolur i javës, raporton “TheSun”.

Është lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë sepse tani ne mund të kemi një sfond të veçantë për secilin person, transmeton lajmi.net.

Sfondet mund të zgjidhen si nga galeria që ofron WhatsApp, poashtu nga galeria juaj e fotografive ose vizatime që mund t’i bëni në WhatsApp.

Gjithashtu është prezantuar edhe azhurnimi “Bright” dhe “Dark” që mund ta caktoni në përshtatje me sfondin që zgjidhni.

Personalizimi i çdo bisede gjithashtu do iu ndihmoj të mos i shkruani mesazh personit të gabuar.

Më parë ka qenë e mundur të ndryshoni sfondin, por do të ndryshonte për të gjitha bisedat njëjtë. /Lajmi.net/