Azet dhe Zuna vijnë me këngën e re “KAMEHAMEHA”

Këngëtari që bën karrierë në shtetin gjerman, i njohur si Azet, sërish vjen me këngë të re.

ShowBiz

08/03/2019 09:19

“KAMEHAMEHA”, titullohet kënga më e re e këngëtarit, i cili ka bashkëpunuar edhe këtë herë me Zunën, shkruan lajmi.net.

Këtë këngë dyshja e kanë shoqëruar edhe me video, të cilën e kanë publikuar në kanalin zyrtar të tyre në YouTube, “KMNGANG”.

Përndryshe, Azet para dy javëve lansoi edhe një këngë me Zunën “Fragen” e cila u mirëprit nga publiku.

Reperi nga Podujeva, ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me hite dhe koncerte përfshirë edhe trojet shqiptare. /Lajmi.net/

YouTube player