“Azemi” dhe “Babai” aplikojnë për propozim në ‘Oscars’

Dy filma artistikë kanë aplikuar në thirrjen për aplikim për propozimin e Kosovës për çmimin 'Filmi më i mirë i huaj.'

ShowBiz

27/08/2015 13:43

Siç njoftoi Qendra Kinematografike e Kosovës, bëhet fjalë për filmat “Azemi“, me skenar dhe regji të Rrahman Fetahut, dhe “Babai” me skenar dhe regji të Visar Morinës.

Këtë vit komiteti selektues i aprovuar nga Akademia Oscars përbëhet nga: Arben Bajraktaraj (kryesues), Blerta Zeqiri, Shkumbin Istrefi, Zymber Kelmendi, Sevdije Kastrati, Ilire Vinca, Alban Muja.

Vendimi pritet të merret në fillim të shtatorit, thuhet në njoftim./KosovaPress