Axha i Glauk Konjufcës sot u emërua këshilltar, Kurti në fushatë: S’mujna me i mushë ministritë kushëri

Xhaxhai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca — Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, por Kurti gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit kishte deklaruar se "nuk mujna me i mbushë ministritë me kushëri".

Lajme

07/04/2021 23:57

“E rëndësishme që përfaqësimin e Kosovës me i pasë njerëzit ma të ndershëm e ma të dijshëm, nuk mujna me i mbushë ambasadat, siç nuk mujna me i mbushë as ministritë me kushëri, kushëritë janë për te shpija, familja është për te shpija. Kur të bahet ministër dikush, a zëvendëpsministër, deputet, kryeministër a drejtor, duhet mu ba veç qaj person, jo me shku me krejt fisin aty, fisi është për dasëm, për gazmend privat, ska dasma nëpër ministrija.”, kishte thënë Kurti.

Por, sot gjatë ditës është bërë publike se Rabit Konjufca është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Përveç Konjufcës, Arben Vitia ka emëruar këshilltar politik Sami Ukën, vëllanë e deputetit të VV-së, Fitim Uka.

Vlen të theksohet se Lëvizja Vetëvendosje ishte zotuar se do të ndalte punësimet partiake e nepotizmin sa ishte parti opozitare. /Lajmi.net/