Avokatja e Grupit të Kumanovës: Të burgosurit janë në gjendje të tmerrshme, ende nuk ka aktakuzë

“Kemi kërkuar ndihmë medicinale. Ende nuk është ngritur aktakuzë. Ekziston vetëm dyshimi se kanë kryer vepra penale”, ka thënë avokatja Artene Ademi-Iseini.

Lajme

15/05/2015 18:21

Avokatja e Grupit të Kumanovës, Artene Ademi-Iseini, ka thënë në emisionin Info Magazine, në Klan Kosova, se edhe pse me shumë vështirësi, ajo sot ka arritur të vejë kontakt me dy nga të burgosurit në Maqedoni, të cilët janë në gjendje të rëndë për shkak të dhunës së shkaktuar mbi ta.

aa

“Mbi ta është ushtruar dhunë e tmerrshme fizike”.

“Pas shumë vështirësive teknike sot kam arritur t’i vizitoj dy klientë. Kam arritur të vizitoj Valdet Zekajn dhe Beg Bajrajn. Gjendja e tyre është alarmante. Dhuna fizike e përdorur gjatë arrestimit ka qenë e madhe”.

“Kanë thyerje të dhëmbëve, hematoma në tërë trupin. Tek njëri është bërë një intervenim maksilofacial”, njofton Klan Kosova.

“Kemi kërkuar ndihmë medicinale. Ende nuk është ngritur aktakuzë. Ekziston vetëm dyshimi se kanë kryer vepra penale”.

“Janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut”.  “OSBE është informuar për situatën”.