Avokatja e Arlindës tregon çfarë i kishte thënë ajo për ish-bashkëshortin dhe përmendjen e Haradinajve

Avokatja Adelina Hoxha, e cila përfaqëson Arlinda Zekajn, ka treguar se çfarë i kishte thënë ajo lidhur me frikën për jetën e saj dhe ish-bashkëshortin, duke përmendur edhe mbiemrin Haradinaj. Sipas avokates, Arlinda i kishte shprehur vazhdimisht shqetësimin se mund të vritej, duke thënë se ish-bashkëshorti i saj qëndronte vazhdimisht me persona me mbiemrin Haradinaj.…

Lajme

26/10/2026 23:11

Avokatja Adelina Hoxha, e cila përfaqëson Arlinda Zekajn, ka treguar se çfarë i kishte thënë ajo lidhur me frikën për jetën e saj dhe ish-bashkëshortin, duke përmendur edhe mbiemrin Haradinaj.

Sipas avokates, Arlinda i kishte shprehur vazhdimisht shqetësimin se mund të vritej, duke thënë se ish-bashkëshorti i saj qëndronte vazhdimisht me persona me mbiemrin Haradinaj.

“Arlinda ma ka potencu: ‘Ka me m’vra, se ai tanë kohën është me Haradinajt’. Nuk du me i akuzu, me i mvesh, po e kemi obligim me tregu çka ka thanë”, është shprehur Hoxha.

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Avokatja ka theksuar se nuk dëshiron të akuzojë apo t’i atribuojë përgjegjësi askujt, por se e sheh si obligim të bëjë publike atë që Arlinda i kishte thënë.

Përmendja e mbiemrit Haradinaj në këtë deklaratë nuk përbën, në vetvete, dëshmi për përfshirjen e ndonjë personi në rast. /Lajmi.net/