Avokati Bajraktari: Prokuroria e Specializuar, sinonim i konfuzionit dhe shkeljes së parimeve bazë të drejtësisë

Avokati Ardian Bajraktari, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë në Hagë për të dënuar secilin nga ish-krerët e UÇK-së me nga 45 vite burgim. Ai ka thënë se Prokuroria e Specializuar, është sinonim i konfuzionit dhe shkeljes së parimeve bazë të drejtësisë. “Kërkesa për dënim prej 45 vitesh burgim, ishte fillimisht e paqartë,…

Lajme

09/02/2026 16:05

Avokati Ardian Bajraktari, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë në Hagë për të dënuar secilin nga ish-krerët e UÇK-së me nga 45 vite burgim.

Ai ka thënë se Prokuroria e Specializuar, është sinonim i konfuzionit dhe shkeljes së parimeve bazë të drejtësisë.

“Kërkesa për dënim prej 45 vitesh burgim, ishte fillimisht e paqartë, por, përtej faktit që është e pabazuar, ajo në thelb është edhe në kundërshtim flagrant me parimet bazë të drejtësisë penale. Ajo shkel parimin lex mitior, të garantuar me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili garanton zbatimin e ligjit më të favorshëm. Po ashtu, kjo kërkesë është edhe në kundërshtim me praktiken gjyqësore, ngase në gjykatat tona maksimumi i dënimeve për raste të tilla shkon deri në 15 vjet, ndërsa në tribunalet ndërkombëtare maksimumi 20–22 vjet”, ka shkruar Bajraktari.

Ai ka thënë se kjo nuk është drejtësi por arbitraritet. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: