Avioni mbushet tym vetëm pak qaste pas ngritjes

Rasti ka ndodhur në një nga fluturimet e kompanisë së fluturimeve "Jet Airways", të Indisë.

Bota

18/06/2016 06:38

Disa nga pasagjerët janë lënduar pasi kanë tentuar të largohen shumë shprejt nga avioni kur ai ka kryer një ulje emergjente.

Personeli i kishte pajisur të gjithë pasagjerët me maska oksigjeni, por kur avioni bëri uljen emergjente, evakuimi i tyre shkoi rrëmujë dhe disa u lënduan, 5 nga të cilët janë në trajtim mjekësor, transmeton lajmi.net

Megjithatë, një zëdhënës i “Jet Airways”, ka thënë se pasagjerët u evakuan të sigurtë.

“Me ndihmën e ekipës së shpëtimit në avion dhe zjarrfikësve, pasagjerët janë evakuar të sigurtë”, është shprehur ai.

Kanë filluar edhe hetimet në lidhje me shkakun e këtij incidenti, ndërsa zyrtarë të “Jet Airways”, janë zotuar se do të bashkëpunojnë me ligjin.

Duhet theksuar se “Jet Airways”, është kompania e dytë e fluturimeve më e madhe në Indi./lajmi.net