Aventurieri i Jetës në Film

22:00 | 15 Dhjetor 2013

Beyonce - Album

Peter O’Toole, i cili u bë pjesë e historisë së kinematografisë me filmin epik Lawrence of Arabia, ka vdekur në moshën 81 vjeçare. Kishte karrierë të gjatë në teatër dhe film. Tetë herë u nominua për Oscar, por mori një Oscar Nderi.

Ishte merakli i madh i pijes dhe i qejfit.

Për pak sa nuk ishte dorëzuar 40 vjet më parë, kur organizmi i tij po sfidohej ekstremisht nga alkooli.

Peter O’Toole, i cili u bë pjesë e historisë së kinematografisë me filmin epik Lawrence of Arabia, ka vdekur në moshën 81 vjeçare.

Kishte karrierë të gjatë në teatër dhe film. Tetë herë u nominua për Oscar, por nuk e fitoi asnjëherë.

Mori një Oscar Nderi për kontributin e tij jetësor në film, në vitin 2003.

Përveç për rolin në Lawrence of Arabia (1962), u nominua edhe për Becket (1964), The Lion In Winter (1968), Goodbye, Mr Chips (1969), The Ruling Class (1972), The Stunt Man (1980), My Favourite Year (1982), dhe Venus (2006)

Në filmin My Favourite Year luajti rolin e një aktori të degjeneruar, i cili është i preokupuar me alkool dhe mëkatarllëk – rol i cili pothuajse ishte i bazuar në jetën e tij të reale.

O’Toole ishte botërisht i njohur si pjesëmarrës i rregullt i ndejave të çmendura, së bashku me miqtë dhe kolegët e tij Richard Burton, Richard Harris dhe Peter Finch.

Fitoi katër Golden Globes, një Bafta dhe një Emmy.

Shërbeu në Flotën detare britanike, pastaj studioi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër.

“Nëse nuk mund të bëni diçka në mënyrë të vullnetshme dhe të gëzueshme – atëherë as mos e bëni”.

“Nëse e keni lënë pirjen, mos rënkoni për të. Kthehuni tek ajo”.

“Bëni atë që doni”.

A.M.

Traileri i Lawrence of Arabia