Automjet me targa serbe kapet në Leposaviq duke hyrë ilegalisht në Kosovë, konfiskohen mbi 13 mijë euro dhe mallra kontrabande
Në fshatin Joshanicë të Komunës së Leposaviqit, Policia e Kosovës ndaloi të shtunën një automjet Volkswagen Sharan me targa SRB (NP), të cilin e drejtonte M.B. (1980), i cili kishte hyrë pa autorizim në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia. Gjatë kontrollit të automjetit dhe të drejtuesit të tij, policia gjeti një shumë prej…

Lajme
Në fshatin Joshanicë të Komunës së Leposaviqit, Policia e Kosovës ndaloi të shtunën një automjet Volkswagen Sharan me targa SRB (NP), të cilin e drejtonte M.B. (1980), i cili kishte hyrë pa autorizim në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe të drejtuesit të tij, policia gjeti një shumë prej 13,992 euro, 17,880 dinarë dhe materiale për mobilje me vlerë 600 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar, transmeton lajmi.net.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i vend kalimit kufitar apo vijës kufitare”.
Automjeti, mjetet financiare dhe mallrat e konfiskuara janë dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejshme nga njësitë përkatëse të Policisë dhe Doganës së Kosovës. Hetimet për këtë rast vazhdojnë./lajmi.net/