Autobusi shndërrohet në vendstrehim për të pastrehët

Njerëzit e varfër që nuk kanë vend ku të kalojnë natën përballen me probleme të mëdha në jetë.

Fun

28/05/2020 11:38

Këta njerëz janë duke u diskriminuar nga publiku në numër të madh, shpeshherë janë edhe viktima të dhunës dhe abuzimeve në mënyra të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Mos strehimi është një nga problemet e mëdha në shoqërinë moderne, dhe njerëzit po u adresohen këtij numri masiv dhe problemi tragjik në mënyra të ndryshme rreth botës.

Njerëz të mirë në Newport, Wales, menduan për një mënyrë inovative që ti ndihmojnë njerëzit me këtë problem dhe shndërruan një autobus në vend të përkohshëm për të kaluar natën.

Ata kursyen para dhe i investuan ato në autobus. Autobusi ofron shtretër për 12 persona, dy dushe, dy tualete, një kuzhinë, dhe një pjesë të vogël të sallës së qëndrimit.

I gjithë projekti i shndërrimit të autobusit në një vendstrehim për të pastrehët kushtoi 23,400 euro. /Lajmi.net/