Autobusi i ri i Chelseas
Chelsea u kritikua për qasjen defanzive në edicionin e kaluar pasi Jose Mourinho e ‘parkoi autobusin’ në disa duele të rëndësishme. Por, si mund të duket formacioni i ardhshëm i gjigantit londinez?
Sport
Chelsea është shumë pranë transferimit të sulmuesit Diego Costa. Ylli i Atletico Madridit ka kryer testet mjekësore dhe ka mbetur vetëm konfirmimi i kalimit të tij në Stamfor Bridge.
Por, gjiganti londinez po ashtu konsiderohet si favorit për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Cesc Fabregas.
Andaj, ku do të zënë vend kjo dyshe në formacionin bazë të Jose Mourinhos?
Pas krijimit të epitetit të skuadrës që ‘parkon autobusin’ në edicionin e kaluar, ish kapiteni i Arsenalit, Fabregas mund ta gjejë vetën në një rol të tërhequr, thellë prapa në mesfushë, gjatë ndeshjeve vendimtare të Chelseas në edicionin e ardhshëm.
Ndërsa, Costa do ta zë vendin e Fernando Torresit në sulm, por krejtësisht i vetmuar. Në portë është paraqitur Thibaut Courtois, që kërkohet të rikthehet nga huazimi në Atletico Madrid.
Tabloidi britanik Metro ka bërë shaka, andaj tifozët e Chelseas nuk duhet të hidhërohen. Jemi të sigurt se Mourinho e ka menduar shumë mirë strategjinë e re, me përforcimet e reja.