Austriaku rrëfehet për tenderin e pasaportave
Natali Veliaj, njihte mirë gjuhën gjermane, dhe ky fakt e shtyri kompaninë austriake OeSD që ajo të jetë e besueshme për t’i hyrë një tenderi për furnizim me pasaporta, të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.
Lajme
Këtë e ka pohuar Reinhart Gausterer, drejtor i përgjithshëm i kompanisë austriake OeSD, raporton gazeta Tribuna.
Ai u ftua si dëshmitar në gjykimin e Natali Veliajt dhe nëntë personave tjerë të akuzuar për keqpërdorim parash gjatë prodhimit të pasaportave biometrike.
Kompania OeSD, më 17 qershor 2011, nënshkroi me MPB-në tenderin për prodhimin e pasaportave biometrikë të kosovarëve, me vlerë prej 14 milionë e 127 mijë eurosh.
Nga kjo shumë pretendohet se 1 milion e 400 mijë euro nuk shkuan asnjëherë në llogarinë bankare të OeSD-së, pasi dyshohet se u keqpërdorën nga Natali Veliaj dhe grupi i saj, të akuzuar mes tjerash për krim të organizuar, shpëlarje parash dhe shmangie nga tatimi.