Australia s’e njeh Sheriatin, dënohet burri që u martua me 12 vjeçaren

Një gjykatë në Sidnej të Australisë ka dënuar një mysliman me shtatë vjet e gjysmë burgim, për shkak se është martuar me një vajzë 12 vjeçe, të cilën e ka lënë edhe shtatzënë.

Bota

06/03/2015 16:05

I dënuari është identifikuar nga mediat si student 27 vjeç nga Libani, raporton RFE.

Ai është dënuar nën akuzat për abuzim të vazhdueshëm seksual të një fëmije.

Personi është arrestuar në shkurt të vitit 2014, kur ai ka bërë përpjekje të regjistrojë vajzën në një shkollë, vetëm disa javë pasi janë martuar në oborrin e shtëpisë së babait të saj.

Në muajin nëntor, kleriku që ka kryer ceremoninë e martesës është akuzuar për kryerjen e një martese të paautorizuar.

Babai i vajzës, e cila e ka abortuar fëmijën, i ka thënë gazetës Sydney’s Daily Telegraph se, sipas interpretimit të tij të Kuranit, e vetmja mënyrë që çifti të qëndronte në të njëjtën dhomë i pashoqëruar, ka qenë që ata të martohen.