Aubameyang konfirmon: Jam infektuar me sëmundjen e Malarias

Pierre-Emerick Aubameyang ka konfirmuar se është sëmurë me Malaria.

Sport

15/04/2021 22:05

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang ka konfirmuar se ka marrë sëmundjen e Malarias derisa ishte në detyrë me Kombëtaren e Gabonit, transmeton lajmi.net.

“Çkemi djema, faleminderit për të gjitha mesazhet dhe thirrjet”, tha ai.

“Fatkeqësisht kam marrë sëmundjen e Malarias deri sa isha me Kombëtaren e Gabonit javët e kaluara”, shtoi ai.

“Kam qëndruar në spital ditët e fundit këtë javë dhe jam duke u ndjerë më mirë dita e ditës”, tha Aubameyang.

“Falënderoj doktorët që gjurmuan sëmundjen dhe e trajtuan shpejtë. Nuk u ndjeva mirë në javët e fundit, por do të kthehem më i fortë se kurrë. Sot do të shikoj ndeshjen e bashkëlojtarëve. Shkojmë Arsenal!”, përfundoi Pierre-Emerick Aubameyang./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aubameyang Pierre-Emerick (@auba)