Aubameyang: Do të kërkojë nga Odegaard të qëndrojë
Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang ka konfirmuar se do të provojë ta bind mesfushorin Martin Odegaard të qëndrojë.
Sport
Odegaard ka impresionuar që prej kohës kur iu bashkua “Topçinjve” nga Real Madrid në janar, derisa paraqitja më e mirë ishte në barazimin ndaj West Hamit, transmeton lajmi.net.
Tifozët e Arsenalit janë duke shpresuar që Odegaard të qëndrojë në “Emirates”.
Derisa gaboni ishte drejtpërdrejtë, një tifoz e pyeti nëse kapiteni i Arsenalit do kërkojë nga Odegaard të nënshkruajë kontratë me londinezët.
Ai u përgjigj: “Sigurisht, do kërkojë nga ai”.
Sidoqoftë, kjo ndoshta nuk do jetë e nevojshme, ngase mediat angleze raportojnë se norvegjezi është i hapur për qëndrimin./Lajmi.net/