Auba “rrotullohet”, por Milani “bie” në “kokërrshpinë” – “kuqezinjtë” humbasin 3-0 ndaj Chelseat

Milani ka marrë një humbje bindëse ndaj Chelseat në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Përballja e zhvilluar në “Stamford Bridge” pati vetëm një ekip dominues, e ai ishte pikërisht Chelsea. Londinezët këtë dominim e kthyen në gola, duke shënuar plot tri herë në portën e Tatarusanut. Fillimisht me Wesley Fofanan…

Sport

05/10/2022 22:58

Milani ka marrë një humbje bindëse ndaj Chelseat në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Përballja e zhvilluar në “Stamford Bridge” pati vetëm një ekip dominues, e ai ishte pikërisht Chelsea.

Londinezët këtë dominim e kthyen në gola, duke shënuar plot tri herë në portën e Tatarusanut.

Fillimisht me Wesley Fofanan (25’), e pastaj me Pierre-Emerick Aubameyang (56’) dhe Reece James (62’), “blutë” “betonuan” fitoren e parë në grup, ndaj kundërshtarit më të vështirë në letër.

Një ish i Milanit, pas golit të shënuar, bëri një veprim akrobatik në shenjë feste.

Aubameyang u rrotullua dhe përfundoi në këmb, ndryshe nga “Rossonerët” që mbetën në “kokërrshpinë”. /Lajmi.net/