Atletico Madridi e konsiderojnë transferimin e Lautaros

Atletico Madrid e konsiderojnë transferimin e lojtarit të Interit, Lautaro Martinez.

Sport

26/03/2022 12:28

Ekipi i Diego Simeone, janë të interesuar të transferojnë Lautaro Martinez te ‘Rojiblancos’ gjatë verës.

Argjentinasi nuk duket i kënaqur te Interi, pasi nuk është një startues i padiskutueshëm.

Ai ka kontratë me ‘Nerrazzurët’ deri në vitin 2026, por nëse vazhdon të mos ketë minuta, mund të mendojë largimin.

Atletico Madrid është skuadra që ka shfaqur interesim më të madh për sulmuesin, transmeton lajmi.net.

Me Luis Suarez që i përfundon kontrata në qershor të këtij viti dhe ende nuk dihet për të ardhmen e tij, ‘Rojiblancos’ e shohin Martinez si një zëvendësues adekuat për uruguaianin.

Mbetet të shihet në fund të sezonit, se cili do të jetë sulmuesi i Atletico Madrid./Lajmi.net/